Periudha më e gjatë pa ndeshje, “nëndetësja” i falet pushimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2026 | 23:32

Periudha më e gjatë pa ndeshje, “nëndetësja” i falet pushimit

Dinamo po vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit, e planifi kuar të luhet në datën 24 maj në “Air Albania”.

dinamo

Të besuarit e Dajës, kanë pasur mjaftueshëm kohë për të përgatitur këtë takim duke qenë se luajtën për herë të fundit në datën 16 maj, aty ku morën fi tore të madhe ndaj Vllaznisë, e më pas qëndruan 2 ditë pushim.

Në total, Dinamo do të ketë 8 ditë pa ndeshje dhe për ta kjo është një nga periudhat më të gjata pa zbritur në fushë, duke qenë se angazhimi në Kupë, Superkupë dhe kampionat, ka bërë që gjithmonë skuadra e Dajës të jetë me kalendar të ngjeshur. Edhe sezonin e shkuar, ishte e njëjta situatë dhe ndryshe nga skuadrat e tjera, Dinamo luajti edhe në Europë deri në “play off ” ku u eliminua nga Jagellonia.

PANORAMASPORT.AL