Partizanit i kthehet sulmuesi kryesor, por Veselinoviç detyrohet të bëjë ndryshime në formacion
Ndeshja e radhës është në transfertë kundër Teutës dhe për Partizanin fitorja është obligim, pas barazimit me Skënderbeun. Të kuqtë kanë vazhduar rregullisht stërvitjet , teksa trajneri Veselinoviç po përpiqet të eliminojë gabimet e kryera në ndeshjen e fundit.

Në këtë sfidë nuk pritet të jetë Pano Qirko, i cili ka pësuar një dëmtim në pjesën e legenit. Sakaq, David Domgjoni, që mungoi edhe në Kupë, nuk është kthyer në stërvitje. Kote vijon të jetë jashtë fushave, teksa të gjithë të tjerët janë gati për këtë ndeshje.
Lajmi i mirë është për Bintsukën, i cili ka kaluar gjendjen gripale dhe dje i është bashkuar ekipit normalisht në stërvitje. Fakti që nuk është stërvitur gjatë ditëve të fundit e bën atë të jetë në dyshim për transfertën në Durrës të dielën në orën 16:30.
Në formacion pritet të kthehet Sembene në mbrojtje, teksa mesfusha nuk ndryshon. Keko, autor i një dopiete në Kupë, me shumë mundësi e nis titullar.
FORMACIONI I MUNDSHËM: Hoxha; Janjeva, Preka, Sembene, Buxhelaj; Ismaili, Mehmeti, Taipi; Zeka, Keko, Podstrelov.
PANORAMASPORT.AL













