Partizani fiton me Kukësin, spikasin Skuka dhe Isgandarli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2025 | 9:20

Partizani fiton me Kukësin, spikasin Skuka dhe Isgandarli

Partizani zhvilloi të sh tunën një takim miqë sor ndaj Kukësit, të cilin e fitoi me rezultatin 2-1. Sfida e 11 tetorit në “Arena e Demave” nisi në orën 18:00, ndërsa u preferua me dyer të mbyllura.

partizani

Oltijon Kërnaja po testonte Partizanin nën urdhrat e tij për herë të parë, ndërsa Bledar Devolli ka tashmë në dorë frenat e Kukësit. Skuka dhe Isgandarli për të kuqtë dhe Birçaj te Kukësi ishin protagonistët e takimit me golat e tyre. Po ashtu edhe portieri Samuel i Kukësit, që priti një penallti të Bintsukës.

SKUADRAT- Partizani e nisi me këtë formacion: Qirko; Marku, Janjeva, Bytyçi, Atanaskoski; Shanaj, Ismaili, Mehmeti; Skuka, Isgandarli, Bintsuka. Trajneri Kërnaja vendosi t’i aktivizonte të gjithë lojtarët e tjerë që kishte në dispozicion gjatë ndeshjes. Kukësi në anën tjetë e nisi nga minuta e parë me këtë formacion: Samuel; Uillson, Imami, Lamellari, Imami, Mejdani, Sefa, Avdiu, Bespallov, Hilaj, Kristian. Grezda dhe Xhekson ishin mungesa për trajnerin Devolli. Grezda për shkak të virozës që po kalon, ndërsa Xhekson për të mos u rrezikuar.

NDESHJA- Partizani ishte i pari që kaloi në avantazh. Xhuliano Skuka gjeti rrugën e rrjetës për të zhbllokuar takimin. Sulmuesi dibran ia doli që të fitojë edhe penallti, pasi kishte shënuar gol. Skuka ia dha mundësinë Bintsukës, i cili nga pika e bardhë e 11- metërshit gaboi. Kukësi i Devollit ia doli që të rikthejë baraspeshën në shifra. Kështu ishte Birçaj që tundi rrjetën për verilindorët. Ky i fundit para se të transferohej te Kukësi në vitin 2024, ishte pjesë e Partizanit. Për t’i dhënë fitoren Partizanit mendoi Vusal Isgandarli. Sulmuesi azer kaloi të kuqtë në avantazh, me penalltinë e dytë të akorduar gjatë sfidës. Isgandarli e fitoi dhe e mori përsipër vetë. Për takimin miqësor mund të veçohen pikërisht autorët e golave. Po ashtu edhe portieri Samuel i Kukësit, që mbajti sfidën të hapur duke i pritur penalltinë Bintsukës.

KËRNAJA DHE DEVOLLI- Kjo javë rikthen futbollin shqiptar, pikërisht pas pauzës së kombëtareve. Kërnaja pritet të debutojë në Superiore për herë të parë, ndërsa i është besuar drejtimi i Partizanit. Të kuqtë do të sfidojnë Flamurtarin në transfertë, më 19 tetor ora 17:00. Kërnaja do të vendoset përballë Morieros, një trajner i cili e njeh mjaft mirë, pasi 1 vit më parë punonin bashkë te Laçi. Devolli që është rikthyer te Kukësi, e merr sërish skuadrën në pozitë delikate. Verilindorët mbajnë vendin e dhjetë në renditje nga 12 skuadra të Kategorisë së Parë. Më 19 tetor, prej orës 14:00 do të fillojë derbi i veriut mes Kukësit dhe Laçit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL