Pa ndryshime ndaj Dinamos, Orges Shehi konfirmon formacioni fitues me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 14:31

Pa ndryshime ndaj Dinamos, Orges Shehi konfirmon formacioni fitues me Egnatian

Tirana pritet të zbresë në fushë ndaj Dinamos me një skemë si me Dinamon. Në portë konfirmohet Bekaj, i cili mbetet një nga pikat më të qëndrueshme të skuadrës. Para tij pritet të vendoset një vijë mbrojtjeje me katër elementë, Vera, Halili, Kreshiç dhe Ndong, të cilët do të kenë si detyrë kryesore neutralizimin e kundërshtarit, por edhe nisjen e aksioneve nga prapa. Krahët mund të kenë rol të dyfishtë, duke u kthyer shpesh në mbështetje të mesfushës gjatë fazës sulmuese.

Screenshot 2026-04-18 143121

Në repartin e mesfushës, Tirana mbështetet te Rafa, Kobiljar, Alvarez dhe Mysloviç. Kjo katërshe pritet të jetë çelësi i lojës, pasi do të duhet të garantojë qarkullimin e topit, të fitojë duelet në mes dhe të krijojë lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit. Roli i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm duke pasur parasysh presionin e ndeshjes dhe nevojën për kontroll.

Në sulm, dyshja Xhixha – Tabeku pritet të mbajë peshën kryesore. Xhixha, me eksperiencën dhe lëvizjet e tij, mbetet pika referimi, ndërsa Tabeku mund të ofrojë energji dhe prani fizike në zonë. Bashkëpunimi mes tyre do të jetë vendimtar për të shfrytëzuar rastet që mund të krijohen.

Ky formacion tregon se Tirana do të kërkojë ekuilibër dhe disiplinë taktike, por pa hequr dorë nga iniciativa në sulm. Duke qenë në një moment delikat të sezonit, çdo repart duhet të funksionojë në mënyrë perfekte, pasi një detaj i vogël mund të bëjë diferencën mes një rezultati pozitiv dhe një tjetër hapi fals në garën për mbijetesë.

Screenshot 2026-04-18 143024

PANORAMASPORT.AL