“Nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë”, kapiteni Kotobelli sfidon Tiranën: Koha të marrim tri pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2025 | 9:45

“Nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë”, kapiteni Kotobelli sfidon Tiranën: Koha të marrim tri pikë

Te Teuta kanë besim se do të mundin Tiranën. Kapiteni Blerim Kotobelli është shprehur optimist për tri pikët. Në një intervistë për “Panorama Sport”, para duelit ndaj Tiranës, megjithëse ai është i bindur që bashkëlojtarët e tij ndeshjen do ta marrin me seriozitet, pasi nuk ka takime të lehta.

kotobelli

Mbrojtësi i krahut të majtë, ka theksuar se skuadra ka duke punuar çdo ditë e më shumë në kërkim të progresit për të cilin janë duke u stërvitur.

Si paraqitet gjendja në skuadër parë ndeshjes me Tiranës? I gjithë grupi është i gatshëm për këtë ndeshje. Të gjithë futbollistët do të japin gjithçka nga vetja, për të marrë më të mirën nga ky takim.

Sot luani përballë Tiranës. A është kjo prova e së vërtetës për Teutën? Sot kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj Tiranës, e cila ka një ekip shumë të mirë dhe është skuadër e kompletuar. Ne ndeshjet i vlerësojmë njësoj, nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë. Për ne çdo ekip është njësoj dhe duhet të impenjohemi maksimalisht që të marrim maksimumin e mundshëm. Kështu që për ne është ndeshja e radhës dhe do të bëjmë maksimumin që të rikthehemi te fitoret.

Keni ndonjë parandjenjë për rezultatin dhe a e mendoni një gol ndaj tyre? Parandjenjë nuk kam, por jam i sigurt që nëse do të japim maksimumin tonë, kam besim se ekipi do të arrijë rezultat pozitiv. Normalisht që çdo lojtar do të shënojë gol, por s’ka rëndësi se cili realizon. Rëndësi ka që ekipi të fitojë dhe kjo është më e rëndësishmja për të gjithë djemtë. Se kush shënon gol, është kënaqësi më vete për çdo lojtar.

I druheni Tiranës në këtë përballje? Nuk i druhemi, jo Tiranës, por asnjë kundërshtari. Me të gjithë mund të fitojmë apo me të gjithë mund të humbasim. Jemi shumë të qetë, nuk kemi presion.

Sa ka ndryshuar Teuta nga ajo e një sezoni më parë? Kemi pasur një ekip shumë të mirë edhe vitin e kaluar, por tani kemi një stil të ri dhe mua më pëlqen personalisht. Trajneri kërkon nga ne në lojë të bëjmë atë të cilën e bëjmë në stërvitje.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL