Nuk ka plane lëvizjeje, Partizani vijon përgatitjet në “shtëpi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2025 | 10:11

Nuk ka plane lëvizjeje, Partizani vijon përgatitjet në “shtëpi”

Partizani po vijon përgatitjet për fillimin e kampionatit. Mladen Milinkoviç është në krye dhe ka përgjegjësinë për të kthyer entuziasmin në skuadër.

milinkovic

Të kuqtë u eliminuan në turin e parë të Ligës së Konferencës. Tashmë gjithçka është lënë pas. Fokusi është kthyer te epoka e re me Milinkoviç në krye. Prezantimi i trajnerit serb erdhi më 6 gusht. Milinkoviç ka aplikuar dy seanca stërvitore në ditë. Partizani do vazhdojë tek “Arena e Demave”. Kështu nuk ka plan për një zhvendosje nga Tirana, si tjetër fazë përgatitore.

Milinkoviç duhet t’i marrë më të mirën lojtarëve në shtëpinë e kuqe. Kujtojmë se para ndeshjeve në Europë, faza përgatitore u zhvillua në Ohër. Për disa ditë në kuadër të Ligës së Konferencës, klubi e zhvendosi më pas skuadrën në “Shtëpinë e Futbollit” për shkak të fushës me bar natyral. Tashmë fokusi qëndron te Kompleksi Partizani, që i ofron skuadrës të lëvizë nga hoteli direkt te stadiumi.

PANORAMASPORT.AL