“Nuk e kisha menduar se do të shënoja kaq gola”, bomberi Lushkja: Ju tregoj çelësin e suksesit
Regi Lushkja ishte heroi i Egnatias në triumfin 0-4 të arritur në finalen e “Final 4” ndaj Vllaznisë. Mesfushori kavajas shënoi dopietë në këtë sukses, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, u shpreh:

“Dua të falenderoj gjithë çunat, gjithë ekipin. Këtu i kemi organizuar të gjithë mekanizmat, grupi na ka mbajtur gjatë gjithë kampionatit. Që nga trajneri i pari, tek të gjithë çunat që japin maksimumin. Janë të etur. Kam pasur pritshmëri nga vetja. Nuk më shkoi siç duhet te Tirana, pak rëndësi ka. I mora maksimumin tek Egnatian. Nuk e kisha menduar që do të shënoja kaq gola dhe do të dilja kampion në vitin e parë. Trajneri më dha besimin e duhur dhe më ka dhënë lirshmëri për t’u shprehur mjaft mirë në fushë.
E mira s’ka fund. Kam pasur disa ndeshje që nuk kam qenë në 100 % tim. Kam pasur dëmtim në gjysmëfinalen me Partizanin, kam pasur 10 ditë që nuk jam stërvitur fare. Jam futur në fushë, sepse doja të isha aty të ndihmoja ekipin.
Në fund e shpërblyem me titullin kampion. Ishte qershia mbi tortë. E kisha si synim deri “Këpucën e Artë”, në javën e fundit që ishim afër me Balajn, por e uroj, e meriton, është e tija. Unë jam mesfushor, rëndësi për mua ka të dilnim kampion”, u shpreh mesfushori.
PANORAMASPORT.AL













