Një mungesë e sigurt dhe dilema për sulmin, si pritet të rreshtohet Dinamo ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 11:37

Një mungesë e sigurt dhe dilema për sulmin, si pritet të rreshtohet Dinamo ndaj Elbasanit

Stafi teknik i Dinamos ka rikuperuar lojtarët e krahëve për ndeshjen e radhës me Elbasanin. Meksi dhe Lorran, të cilët kanë pasur shqetësime shëndetësore, janë gati për këtë sfidë të rëndësishme kampionati.

DINAMO

Mungesa e vetme e kryeqytetasve në këtë ndeshje do të jetë ajo e portierit Edmir Sali, i cili ka pasur një dëmtim muskulor dhe kërkon ende kohë që të rikuperohet. Vendin e tij e merr Teqja, ndërsa në mbrojtje Meksi kthehet në vendin e tij dhe Maliqi ulet në stol.

Në mesfushë pritet që trajneri Daja të mbështetet te Toli, Gudiabi dhe Qefalija, por është edhe alternativa e Jonuzit, i cili luajti gjysmë orë në Kupë kundër Erzenit. Mbetet të shihet, nëse mesfushori kuksian është gati fizikisht për të luajtur titullar, apo jo. Sa i takon sulmit, Zabërgja dhe Mandela duken të sigurt në formacionin blu.

saddsaasdadsdasdsasad

Për lojtarin e tretë trajneri Daja do të zgjedhë mes Bregut dhe Nanit, apo Vilës.

PANORAMASPORT.AL