“Ngrita zërin se disa lojtarë e kishin marrë lehtë”, Daja pas fitores: Na ndihmoi edhe fati në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 19:18

“Ngrita zërin se disa lojtarë e kishin marrë lehtë”, Daja pas fitores: Na ndihmoi edhe fati në pjesën e dytë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka pranuar se ekipi kishte shfaqur dy fytyra në ndeshjen e luajtur kundër Vorës, të cilën e fitoi me rezultatin 2-1 me përmbysje.

bandicam 2025-12-19 19-03-26-281

“Unë do e ndaja në dy pjesë, pa hyrë te elementët e taktikës, një trajner nuk hyn në detaje se nuk mund të paraqesë problematikën në detaje. Do e ndaja në dy tablo, nuk bëmë mirë në pjesën e parë, gabuam sidomos me Qardakun dhe Beqjen. Në ato zona kishim lojtarë, por nuk ishin të shkallëzuar, nuk dilnin në goditje nga një linjë e dytë. Në pjesën e dytë ndryshuam, të dy ndryshuan mënyrën e lojës, kërkuam atë që duhej të bënim në pjesën e parë. Nuk duhet t’i heqim meritat Vorës, një ekip që me ekipet e forta ka vënë në vështirësi çdo lloj ekipi. Në ndeshjen e fundit pësoi në sekondat e fundit të shtesës, e mira për ne është që ndryshojmë nga pjesa e parë në të dytën. Kthehemi te fitorja dhe na jep besim se e kishim të vështirë. Në pjesën e parë Qardaku shkonte lart dhe bëhej gati në një linjë me Vilën dhe Guindon, gjë të cilën nuk e kishim kërkuar. Aty zinte dhe pozicionimin e një lojtari që do merrte atë zonë, si Bregu, Guindo apo tjetër. Qardaku me Beqjen e bënë duke kaluar përpara në linjë, nuk kishim më lojtarë që të ndërronim krahun e lojës. Ndaj largonim topin nga sulmi, nuk ngulëm këmbë në pjesën e dytë. Na ndihmoi edhe fati, se në goditje standartë siç edhe morëm penalltinë shënuam në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë bëmë mirë, Vora është ekip që duhet respektuar, ka bërë goxha mirë në këtë sezon të parë të saj në Superiore.

Një defekt tjetër i pjesës së parë ishte që edhe Maliqi, edhe Neziri, nuk dilnin linjat e kundërshtarit, e merrnin topin në pozicion të ulët, duke qenë që Vora luante me 4-4-2. Nga krahu i majtë zonën e zinte para kohe Qardaku, në pjesën e dytë e korrigjuam dhe bëmë mirë.

A ngrita zërin në pushim? Sigurisht, sepse unë rrallë do ndërroj në kohën e pushimit mes pjesëve. E bëra sot, sepse ndoshta nuk dua t’i justifikoj, ndoshta nga ngarkesa që kanë pasur, me intensitetin, me ndryshimin e terreneve nga reshjet, pashë që disa lojtarë e kishin marrë shumë lehtë një ndeshje që ishte shumë e vështirë për ne. Por në fund, i kam ngritur zërin, nuk është se ndodh rrallë”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL