Nga Laçi në Elbasan dhe Durrës, java e 23-të e Superiores mbyllet sot me sfida interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 8:38

Nga Laçi në Elbasan dhe Durrës, java e 23-të e Superiores mbyllet sot me sfida interesante

Java e 23-të e Superiores do të mbyllet sot. Kanë mbetur tri ndeshje për t’u luajtur, që do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Superiore

Fillimisht në Laç do të jenë kurbinasit që presin Partizanin. Ky takim do të nisë në orën 13:30.

Më pas do të luhen dy ndeshje në orën 16:30. Tirana pret Elbasanin në stadiumin “Niko Dovana”, një sfidë që pritet të dhurojë spektakël dhe në tribuna.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet ndeshjes mes Dinamo dhe Skënderbeut. Dinamovitët kanë stadiumin “Elbasan Arena” si shtëpi gjatë këtij sezoni ku do të zhvillohet dhe kjo përballje.

SFIDAT E SË SHTUNËS, MË 1 SHKURT

Ora 13:30, Laçi – Partizani

Ora 16:30, Tirana – Elbasani

Ora 16:30, Dinamo – Skënderbeu

PANORAMASPORT.AL