“Nëndetësja” zbarkon në Ballsh, “Demat” sfidojnë “Tigrat”/ Java e 31-të e Superiores kulmon me 2 përballje interesante
Java e 31-të e Kategorisë Superiore, do të mbyllet ditën e sotme me 2 përballje interesante. Në “Adush Muça” të Ballshit, prej orës 16:00, Bylisi i Mirel Josës do të presë Dinamon, në një duel delikat, ku të dyja skuadrat janë të etura për pikët, për të përmbushur objektivat respektive.

Ndërkohë në orën 19:00, gjithçka do të kulmojë me supersfidën mes Elbasanit dhe Partizanit, ku përballë do të jenë “Tigrat” e Gvozdenoviç ndaj “Demave” të Oltjon Kërnajës, i cili në këtë ndeshje nuk do të jetë i pranishëm në stol, për shkak të kartonit të kuq ndaj Vllaznisë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 31
TË SHTUNËN
FLAMURTARI-VORA 1-1
DJE
TIRANA-EGNATIA 3-1
VLLAZNIA-TEUTA 1-0
SOT
BYLIS-DINAMO 16:00
ELBASANI-PARTIZANI 19:00
PANORAMASPORT.AL













