Ndryshime në mbrojtje e sulm, stafi i Dinamos bën zgjedhje të detyruara. Ja plani anti-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 11:48

Ndryshime në mbrojtje e sulm, stafi i Dinamos bën zgjedhje të detyruara. Ja plani anti-Flamurtari

Trajneri Daja është i detyruar që të bëjë sërish ndryshime në formacionin që do të zbresë në fushë në takimin e sotëm ndaj Flamurtarit. DINAMONë ndeshjen ndaj Vllaznisë, janë dëmtuar Teikseira dhe Mustfa, dy lojtarë që në takimin e fundit ishin titullar e sidomos mbrojtësi, që këtë sezon veç paraqitjeve pozitive në mbrojtje, ka qenë protagonist edhe me gola.

Kështu, në portë pritet që të jetë Aldo Teqja titullar sërish, ndërkohë që në mbrojtje do të ketë vend për Nezirin i cili është një rikthim i rëndësishëm në të majtë. Në të djathtë, titullar pritet të jetë Nani sërish ndërkohë që dyshja e qendrës mund t’i besohet Ditës dhe Alijit.

Në mesfushë, Qardaku, Beqja dhe Lorenco Vila pritet të jenë titullarë ndërkohë që treshja e sulmit do të ketë ndryshime. Malomo duket se ka fituar një pozitë të re në të majtë të sulmit, ndërkohë që në të djathtë do të jetë Dejvi Bregu. Me mungesat e Mustafas e Guindos, në qendër të sulmit pritet të jetë nga minuta e parë sulmuesi Mustafa Koma.2

PANORAMASPORT.AL