Mungon Lila, Gvozdenoviç korrigjon formacionin. Kush pritet titullar në Elbasan kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 11:43

Mungon Lila, Gvozdenoviç korrigjon formacionin. Kush pritet titullar në Elbasan kundër Vllaznisë

Sa i përket formacionit titullar, pritet të mos ketë shumë ndryshime as në këtë ndeshje, me trajnerin Gvozdenoviç që pritet t’u besojë thuajse të njëjtëve lojtarë të sfidave të fundit. Mungesa e vetme mbetet ajo e Bledar Lilës, për shkak dëmtimi dhe gjasat janë që vendin e tij ta marrë Lajthia.elbasaniNë të kundërt, Lulaj do të spostohet në krahun e djathtë, ndërsa në qendër të mbrojtjes, përkrah Olberkis, pritet të aktivizohet Azemoviç. Sa i përket pjesës së avancuar të formacionit, gjithçka mbetet pothuajse e pandryshuar. Tsague pritet të jetë sërish në majën e sulmit, i mbështetur nga treshja dinamike Qose–Loukili–Diallo, ndërsa Manellari dhe Ibrahim do të mbajnë peshën në qendër të mesfushës, si zakonisht.

Të gjithë sinjalet nga stërvitja e fundit tregojnë se trajneri nuk dëshiron të prishë ekuilibrat e konsoliduar të skuadrës. Gjithsesi, duke qenë se ndeshjet e këtij niveli shpesh kërkojnë zgjuarsi dhe fleksibilitet, mbetet për t’u parë nëse Gvozdenoviç do të rezervojë ndonjë surprizë të mundshme për sfidën e sotme, qoftë në skemë apo në emra. Një gjë është e sigurt: Elbasani synon të hyjë në fushë me formacionin më konkurrues të mundshëm.333

PANORAMASPORT.AL