MOVIOLA TIRANA-EGNATIA/ Disa episode të diskutueshme, VAR-i shpëton bardheblutë
Përballja mes Tiranës dhe Egnatias nuk prodhoi vetëm gola dhe emocione, por edhe disa momente të diskutueshme që kërkuan ndërhyrjen e sistemit VAR dhe vendimmarrje të forta nga arbitri Albert Doda.

Në një ndeshje me ritëm të lartë dhe tension të vazhdueshëm, gjykimi u vu shpesh në qendër të vëmendjes, me të dyja skuadrat që pretenduan në raste të ndryshme për vendime në favor të tyre. Megjithatë, në pjesën më të madhe të episodeve kyçe, vendimet rezultuan të drejta dhe të mbështetura nga pamjet televizive.
Minutat 12-14-të: Tabeku dërgon topin në rrjetë, ndërsa asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje. VAR e konfirmon si gol të rregullt për Tabekun. Festojnë vendësit pas sinjalizimit të Albert Dodës. Gabon anësori.
Minuta e 34-rt: Albert Doda jep karton të verdhë për Buriç, i cili kërkon penallti tek Egnatia. Aleksi kroson, ndërsa topi bien në dorën e lidhur të Alvarezit. Nuk është rast për penallti. Vendim i drejtë i gjyqtarit.
Minuta e 52-të: Albaneze rrëzohet në zonën e Tiranës, pretendime për penallti tek Egnatia. Gjyqtari Doda dhe më pas VAR nuk janë me të njëjtin mendim. Ishte Vera që preku lojtarin e Egnatias, por nga pamjet nuk është penallti. Minuta e 63-të Haxhiu fiton penallti te Tirana, sepse Haime shtyn me duar. Gjyqtari jep 11- metërsh. Vendimi i drejtë. Shtyrja është evidente.
PANORAMASPORT.AL













