Moviola e Tirana-Elbasani, ja rastet flagrante (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 9:07

Moviola e Tirana-Elbasani, ja rastet flagrante (VIDEO)

“Panorama Sport” sjell për lexuesin tre rastet për moviolë në Tirana-Elbasani që u mbyll 1-1.elbasaniMINUTA E 36-të: Te rrethi i mesit të fushës, Musta pengon Verën, i cili me topin po vraponte drejt portës së Elbasanit, pa asnjë lojtar tjetër përpara. Sfera shkon te Rafael, i cili është më djathtas, por i ndjekur nga Lajthia. Mes të dyve ka kontakt dhe lojtari i Tiranës rrëzohet e ai i Elbasanit kontrollon topin. Tirana pretendon për të kuq ndaj Mustës, por gjyqtari vazhdon lojën, duke konsideruar se topi shkon te sulmuesi tjetër i Tiranës dhe nuk ndërhyn në VAR. Vendim i gabuar i arbitrit, pasi ndonëse ka lejuar avantazhin në momentin e parë, Tirana nuk përfitoi ndonjë epërsi. Nëse Vera nuk pengohej shkonte i vetëm drejt Alaborës. Rafael pak më pas se ai djathtas e ndiqte aksionin. Lojtarët e Tiranës dilnin në avantazh 2-1 dhe Lajthia nuk kishte mundësi që njëkohësisht të bllokonte si Verën dhe Rafaelin. Karton i kuq duhej dhënë. (VIDEO)

MINUTA E 81-të: Mihana rrëzohet në zonë, pas një kontakti me Oblerkis. Nga Tirana ka pretendime për penallti, por arbitri vijon lojën. Pamjet filmike tregojnë se gjyqtari ka marrë vendim të rregullt. Penalltia nuk ekziston. (VIDEO)

MINUTA E 84-t: Lulaj godet Solerin jashtë zonës së Elbasanit. Shahini vazhdon lojën, ndërsa Tirana pretendon për një karton të kuq. Vendim i gabuar i gjyqtarit dhe VAR-it. Ndaj kapitenit të Elbasanit, duhej dhënë karton i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"