Moviola e Partizani-Dinamo/ VAR-i shpëton asistentin, Skuka “humb” golin e sigurt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 8:15

Moviola e Partizani-Dinamo/ VAR-i shpëton asistentin, Skuka “humb” golin e sigurt (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Dinamos ishte i gjithë për t’u shijuar, ndërsa u gjykua nga Florjan Lata. Ekipi i Ilir Dajës fitoi me rezultatin 1-3 në stadiumin “Arena e Demave”. Ky takim pati ndërhyrjen e VAR në rastin më kulminant, që mund të ndryshonte fatin e takimit.bandicam-2025-12-23-18-49-18-34644′ Momenti ku Toma kaloi Partizanin në avantazh. Fillimisht ishte Kola që i pasoi Kontrerasit, ndërsa ky i fundit gjeti menjëherë Isgandarlin. Sulmuesi azer nuk vonoi duke krosuar në zonë ku Toma nuk mund të gabonte me portën bosh. Rusta në VAR mori kohë për të konfirmuar golin. Kjo pasi u dyshua se pasimi i parë i Kolës për Kontreras, mund të ishte në pozicion jashtë loje. Teknologjia konfirmoi vendimin e asistentit të parë. (VIDEO)

59′ Te Dinamo pretendojnë penallti. Guindo rrëzohet në zonë duke reklamuar kontakt me Sembenen. Lata nuk është i këtij mendimi megjithatë ai ka një komunikim me dhomën e sistemit VAR dhe më pas fton dy kapitenët për të shpjeguar situatën e ndodhur në fushë. (VIDEO)

84′ Ogunleje bën gjithçka mirë, por deri te pasimi i fundit. Skuka nuk vendoset si duhet dhe golin e shënon në pozicion jashtë loje. VAR anulon golin me të drejtë, ndërsa asistenti i dytë nuk e gjykoi si duhet pasi e konsideroi të rregullt. Skuka gaboi në vendosje duke qëndruar më i avancuar se Ogunleje duke djegur një gol të sigurt.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL