Moviola e Laçi-Partizani/ “Tradhton” VAR-i, të kuqve u mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 10:14

Moviola e Laçi-Partizani/ “Tradhton” VAR-i, të kuqve u mungon një 11-metërsh (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Laçit dhe Partizanit në stadiumin e kurbinasve u zhvillua për 70 minuta pa mundësinë e asistimit nga sistemi VAR, për shkak të një problemi teknik.PARTIZANGjatë kohës që nuk kishte teknologjinë në ndihmë, kryesori Bastari u ndesh me dy momente të dyshimta për penallti, nga një për secilin ekip.

41’ Bintsuka rrëzohet pas një ndërhyrjeje në këmbë të Opeh në duel për topin dhe kërkon penallti. Bastari e konsideron gjithçka të rregullt dhe vijon lojën, në një kohë kur VAR-i nuk ishte pjesë e ndeshjes. Në pamje duket se Bintsuka i ka marrë kohën Opeh dhe ka devijuar topin. Më pas mbrojtësi i Laçit në kohë vonesë godet kongolezin në majën e këmbës me takë. Ka kritere të një penalltie.  (VIDEO) + (VIDEO)

67’ Domgjoni i ndërhyn nga pas Traore në zonë dhe kurbinasit kërkojnë penallti. Bastari vijon lojën. Mbrojtësi i kuq vendos njërën këmbë mes këmbëve të Traore, teksa ka edhe dy duart të vendosura mbi shpinën e sulmuesit të Laçit. Ky i fundit ndjen kontaktin, që duket i lehtë, dhe rrëzohet, në një moment kur kishte dijeninë se nuk ka VAR. E dyshimtë, por ka edhe elemente aktrimi. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"