Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Dy raste të dyshimta për Allën dhe VAR-in (VIDEO)
Ndeshja e gjykuar nga Laver Alla pati dy momente të dyshimta për penallti. Lushnjari vazhdoi lojën dhe teknologjia nuk ndërhyri. Për t’u veçuar dhe disa pozicione jashtë loje të paqenë në dëm të Dinamos.
71′ Ka një ndërhyrje ndaj Nanit në zonë nga Rabiu. Sulmuesi blu rrëzohet, por Alla vijon lojën. Moment shumë i dyshimtë, pasi ka një shtyrje nga pas. Nuk ndërhyn as sistemi VAR.
74-77’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Frenklin hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Hoxhën. Alla akordon penallti mes protestave të dinamovitëve. Gjyqtari pret VAR-in dhe pas 3 minutash konfirmon vendimin e mëparshëm. Duket vendim i drejtë. (VIDEO)
88′ Zabërgja rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjeje ndaj tij. Lojtarët e Dinamos duan penallti, Alla vazhdon lojën dhe nuk ka sinjalizim nga VAR-i. Tjetër rast shumë i dyshimtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"