MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Situatë e çuditshme, Yzeiraj bën lëmsh skuadrat për një gol të anuluar (VIDEO)
Dinamo ka triumfuar në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit me rezultatin 2-0. Kryesori i këtij takimi, ishte Olsion Yzeiraj, i cili nuk pati një punë të lehtë, duke kaluar 2 momente të rëndësishme në këtë sfidë. Momenti i parë dhe që ndoshta mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës ishte me një gol të anuluar, teksa momenti i dytë ishte kur ndeshja thuajse kishte përfunduar.

26’ Një situatë e çuditshme ndodh në Elbasan. Garsia shënon për të kuqtë, por arbitri e anulon për një faull të Skukës ndaj Rufatit. Pak sekonda më pas e akordon gol dhe nisin festën të kuqtë, por që i zgjat pak sekonda. Yzeiraj ndërron mendje dhe akordon faull. Ndërkohë, nuk e sheh në VAR për siguri, ndërsa nga pamjet duket që ka një duel mes sulmuesit të kuq dhe mbrojtësit blu.
Pamjet dhe audio e golit të anuluar: (VIDEO)
Reagimi i Yzeirajt: (VIDEO)
89’ Berisha pëson një ndërhyrje në zonë dhe blutë pretendojnë penallti, por vazhdon lojën gjyqtari. Moment shumë i dyshimtë, në një kohë që edhe VAR nuk ndërhyn.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













