MERKATOJA E JANARIT/ Përfundon afati zyrtar, “goditje” me… shitjet. Ja të gjitha lëvizjet nga klubet e Superiores
Është mbyllur dje zyrtarisht merkatoja e dimrit, ku klubet e elitës kanë bërë pak lëvizje. Në orët e fundit ka qenë Skënderbeu më aktiv, me 3 afrime, ndërkohë që duhet theksuar se ky sesion i merkatos i ka parë klubet shqiptare disi të rezervuar.

Dihet në fakt që është shumë e vështirë të gjesh cilësi në janar, pasi gjithë lojtarët e mirë janë me kontratë. Egnatia kampione në fuqi ka bërë më shumë afrime, duke nisur me rikthimin e brazilianit Fernando, një nga protagonistët kryesorë të sukseseve të sezonit të kaluar.
Rrogozhinasit kanë goditur edhe me portierin Dajsinani, mbrojtësin Sota dhe sulmuesin Guindo. Partizani, ekipi që ka bërë më shumë shitje në këtë merkato, me emra me peshë si Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba, është mundur ta mbushë menjëherë boshllëkun e krijuar.
Afrimet nuk kanë munguar, kanë ardhur kryesisht lojtarë të huaj, por mbetet të shihet cilësia e tyre në vazhdim. Dinamo është mjaftuar me afrimin e Fjoart Jonuzit nga Tirana, kurse Vllaznia ka forcuar mbrojtjen me Repajn dhe sulmin me Mensah.
Te Tirana, sulmuesi Ernest duket një afrim i goditur deri tani. Edhe Elbasani, Teuta e Bylisi kanë bërë lëvizjet e veta. Shitja më e rëndësishme e janarit është ajo e Ermir Rashicës të Skënderbeut në Ukrainë, për më shumë se 800 mijë euro.
DINAMO
Afrime: Fjoart Jonuzi, Tomas Kiri;
Largime: Mateo Muzek, Antonio Miço;
PARTIZANI
Afrime: Dmitry Podstrelov, Besar Guxhufi, Mateo Çipi, Blesing Eleke, Nikola Vujnoviç, Kazim Ogunleje, David Atanaskoski;
Largime: Vangjel Zguro, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara, Kristian Mba, Rodrigo Piloto;
VLLAZNIA
Afrime: Serjan Repaj, Alfred Mensah;
Largime: Arton Podrimcaku, Edlin Matouti;
TIRANA
Afrime: Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael De Freitas Silva, Luçiano Vera;
Largime: Arhan Isuf, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Silvio Vokrri, Hajrulla Tola;
EGNATIA
Afrime: Fernando Medeiros, Mario Dajsinani, Leo Melo, Eljon Sota, Saliu Guindo;
Largime: Alesandro Ahmetaj, Frederik Veseli, Ilir Dobjani, Rezart Rama, Henri Zhoel Doukou;
ELBASANI
Afrime: Sigitas Olberkis, Abas Ibrahim, Henri Zhoel Doukou, Karim Loukili;
Largime: Bruno Telushi, Bedri Greca, Rei Zaimi, Leo Melo, Ardit Hila;
TEUTA
Afrime: Davide Gjinollari, Mario Beshiraj, Xhoele Maçolli, Vasil Zhongo, Eduard Shehu, Dejvid Kapllani;
Largime: Ardit Peposhi, Ledjo Beqja, Kristian Preknicaj, Antonio Marku, Saleh Nasr;
SKËNDERBEU
Afrime: Paulo Estrela, Lukas Morais (Lukuinjas), Amadu Sabo, Zhoao Felipe, Saleh Nasr, Benson Jang Mvesigie;
Largime: Etien Tare, Erolind Krasniqi, Rei Pecani, Henrik Nerguti, Oniks Grezda;
LAÇI
Afrime: Alban Shabani, Ilir Dobjani, Danilo Bajraktari;
Largime: Mario Bajramaj, Moris Nusuev, Enriko Papa, Mario Dajsinani, Altin Kryeziu;
BYLIS
Afrime: Darko Ilieski, Alban Çejku, Aleksandros Baçi, Osmane Maruf Kane;
Largime: Felipe Soza, Amil Junanov, Patrik Treni, Gabriel Recife, Uendel Neri Da Konseisao, Xhoele Maçolli;
PANORAMASPORT.AL













