“Me meritë apo pa meritë, Egnatia mori tre pikët”/ Kërnaja shpërthen në akuza: Gabim teknik i gjyqtarit dhe duhej penallti! Na sillni një më të aftë
Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka akuzuar pas humbjes në transfertën e Egnatias. Ai ka kërkuar që duhej një penallti por për faj të një gabimi teknik të gjyqtarit nuk u dha.

“Patëm raste të pastra, më pas erdhi goli i Egnatias. U munduam të bënim gjëra, me meritë ose pa meritë pikët i mori Egnatia. Jam shumë i kënaqur me çunat, djemtë luajtën shumë mirë. Goli i dytë i Egnatias erdhi nga gabimi teknik i arbitrit, pas një rivënie anësore që ishte Bakajoko në dylyftim anësor, largon topin, arbitri e jep për Egnatian, ne ishim jo të organizuar në pjesën mbrapa dhe kështu u ndëshkuam. Pastaj nuk e di rregulloren, duhet ta lexoj edhe njëherë për gjestin antisportiv, si rregull jepet karton i kuq dhe për mua është penallti, rasti i Berishës në Shqipëri-Izrael rasti konkret, por ndoshta është një rregullore tjetër. Është hera e dytë, e njëjtja gjë ndodhi edhe me Dinamon në Elbasan, por me këtë sdua të merrem fare, të merren organet përkatëse, por ju lutem sillni një më të aftë në ndeshjet tona, se fituam 3 ndeshje dhe nuk u bë nami.
Marku doli dy herë brenda zonës, tentuam 2-3 herë, duhej ta godisnim, rezultoi e saktë deri diku, shkuam te porta, këto janë raste që mund të krijonim. Mos harrojmë që luajtëm kundër Egnatias, që edhe ajo vinte nga fitoret. Ne e dinim për ndryshimet, ndryshimi i Mehmetit erdhi për shkak të një dëmtimi fizik, ishte e njëjtja qasje. Mrekullia e Dajsinanit mund të shkonte 1-1, pastaj 2-1 , goditja e Hjumën, por çfarë ti bëjmë, mendojmë për ndeshjen me Dinamon tani.
Goli i parë na gjeti të pavendosur, ne ishim munduar në linjat anësore dhe ndodhin të tilla gabime, normale cilësia dhe individët e Egnatias na kapi të papërgatitur, por ja që ndodhi. Xhuljo ka pasur një dëmtim, nuk preferuam ta rrezikonim, është i rëndësishëm për ne, mediat kanë punën e vet”, tha Kërnaja për RTSH Sport.
PANORAMASPORT.AL













