Postuar: Gusht 10, 2025 | 9:14
Mbarojnë ditët turke të Flamurtarit, vlonjatët kthehen në shtëpi
Pas një faze përgatitore prej rreth tri javësh në Turqi, Flamurtari u rikthye të premten në Vlorë.

Rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, skuadra dhe stafi teknik nisën udhëtimin nga Stambolli drejt Rinasit, duke mbërritur në darkë në qytetin bregdetar.
Para nisjes, grupi shkrep një foto suveniri në Bolu. Tani kuqezinjtë do të stërviten për rreth dy javë në Vlorë, për t’u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e parë të sezonit në Elbasan.
PANORAMASPORT.AL













