Maskohet si prift dhe sulmon kundërshtarët, historia e çmendur e trajnerit të pezulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2026 | 22:08

Maskohet si prift dhe sulmon kundërshtarët, historia e çmendur e trajnerit të pezulluar

Duket se komunikimet përmes telefonit nuk i mjaftonin. Një trajner i Kategorisë së Tretë në Lombardi vendosi të vishej si prift për të qenë pranë ekipit të tij në një ndeshje të konsideruar jetike kundër ASD Galgagnano.

656855772_1512651270257846_8552499086079420574_n

Ngjarja e pazakontë, e ndodhur më 26 tetor, pati si protagonist trajnerin e Union Mulazzano, Matteo Ciceri, i cili tentoi të shmangte pezullimin duke përdorur një maskim të çuditshëm. Para ndeshjes ai mblodhi lojtarët, dha udhëzime nga pankina, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vendosi edhe të hynte në fushën e lojës.

657310538_934237212639482_1311369511994478574_n

Aty goditi një lojtar kundërshtar dhe festoi golin e barazimit të përkohshëm, duke ofenduar ekipin rival. Sjellja e tij nuk mund të kalonte pa u vënë re. Pas disa ditësh dhe një hetimi të gjatë, erdhi edhe vendimi përfundimtar: pezullim prej katër muajsh, gjobë, si dhe ndëshkim për presidentin e klubit, Raffaele Ranauolo.

PANORAMASPORT.AL