Martini rikthen yjet, Vllaznia gati për betejën me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 9:50

Martini rikthen yjet, Vllaznia gati për betejën me Elbasanin

Elbasani-Vllaznia do jetë kryendeshja e javës së 15-të në Superiores, me dy ekipet që kryesojnë aktualisht kampionatin. Ku verdheblutë ndodhen në vendin e parë me 26 pikë dhe ndiqen nga shkodranët me vetëm një pikë më pak, në kuotën e 25 të tillave.martiniE pikërisht nga ky takim ndaj një rivali direkt, 9 herë kampionët e vendit tonë kërkojnë të dalin nga kriza e po ashtu kapin sërish vendin e parë në renditje. Kështu trajneri Martini duket se në fushë përballë Elbasanit do hedhë 11-tshen më të mirë të mundshme. Me disa futbollistë që duket se kanë kaluar momentin e vështirë të dëmtimeve apo një rikthim shumë të rëndësishëm siç është ai i Kastratit.

Në këtë mënyrë nga porta do e nisë Pohls, që është tashmë i padiskutueshëm në katër këndorin kuqeblu. Edhe në mbrojtje duket se ka pak dyshime për Vllazninë, me treshen Gurishta, Gjini dhe Bajrami që pritet ta nisin nga minuta e parë kundër Elbasanit. Në mesfushë po ashtu i sigurt duket Krymi, i cili pritet të ketë edhe mbështetjen e Muratajt dhe Qatos. Me këtë të fundit që duket në balotazh me Salën, por momentalisht kuçovari duket më i avantazhuar ndaj shkodranit.

Në krahun e djathtë rikthehet Kastrati, pas pezullimit dhe mungesës në ndeshjen me Vorën e ndërsa majtas po ashtu pritet Jago. Ku edhe braziliani e nisi nga stoli duelin e fundit në kampionat, si pasojë e një lëndimi të lehtë fizik. Sulmi do udhëhiqet nga Balaj si gjithmonë, ku shkodrani do mësojë edhe partnerin e tij në repartin e avancuar. Ku momentalisht duket se do të jetë Mala titullar, megjithëse nuk përjashtohet që nga minuta e parë ta nisë edhe Bismark. Ku ganezi tashmë duket se nuk ka ndonjë problem fizik dhe mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës.55ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL