“Luftojmë për pikët e munguara”, Barjamaj karikon Vorën: Duhet qetësi, jemi në kufijtë mes mbijetesës dhe rënies

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2026 | 11:05

“Luftojmë për pikët e munguara”, Barjamaj karikon Vorën: Duhet qetësi, jemi në kufijtë mes mbijetesës dhe rënies

Vora në sezonin e saj të parë në Superiore ndodhet në një fazë delikate dhe mjaft të vështirë në luftën e saj për mbijetesë. Tashmë ajo ndodhet në kufijtë midis mbijetesës dhe rënies nga kategoria të cilat kërkojnë që në këto javë të mbetura të shkarkohen të gjitha energjitë për të marrë pikët e munguar. E kësisoj, Vora po vijon përgatitjet për takimin kundër Vllaznisë, ku ka harxhuar të gjitha seancat e përgatitjes për këtë përballje sa të rëndësishme po aq edhe për fatet e një sezoni.

barjamaj

Që kur arriti ngjitjen historike, Vora erdhi në superiore, me synimin afatgjatë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar dhe në sezonet e ardhshme për të pretenduar për më shumë. Gjithsesi në kampion vorak llogaritë po bëhen vetëm për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë, e cila do të luhet në stadiumin “Vora” në ora 16:00.

Lidhur me këtë takim kapiteni që do të mbajë shiritin gjatë ndeshjes kundër Vllaznisë, Mario Barjamaj është optimist se vorakët do të mund të ja dalin për ta mundur Vllazninë ku sipas tij nuk ka më kohë për aludime pasi janë në kufijtë e mbijetesës dhe duhet shfrytëzuar çdo energji që u ka mbetur për ta harxhuar në këto ndeshje të mbetura të kampionatit. 27-vjeçari kryeqytetas që është aktivizuar gjatë këtij sezoni në 26 ndeshje dhe ka shfrytëzuar rolin e tij të mesfushorit me tipare sulmuese duke shërbyer për sulmuesit e skuadrës së Vorës në 3 asiste, do të shprehet për “Panorama Sport” se momenti ku ndodhet aktualisht skuadra e Vorës është, “Jemi në kufijtë mes mbijetesës dhe rënies nga kategoria, e për këtë skuadra jonë duhet të shkundet në shkarkimin e të gjitha energjive të mbetura për të marrë pikët e munguara.

Asgjë nuk na tremb përpara kësaj sfide, përveçse na duhet qetësia para saj”, shprehet fillimisht Barjamaj e duke vijuar më tej lidhur tek besimi se skuadra e tij do të dalë me tre pikë nga përballja me Vllazninë, ndonëse e sheh mjaft të vështirë, ai shprehet, “eh, të luash kundër Vllaznisë duhet të sfidosh kryesuesit e Superiore e kjo tregon vështirësitë me të cilat përbëhen diferencat që kanë në renditje këto dy ekipe. Ne kemi mbyllur përgatitjet dhe jemi të gatshëm të dalim në fushë me të vetmin qëllim dhe objektiv, atë të fitores.

FORMACIONI

Presim që ne të shpalosim arsenalin më të mirë, ndonëse kemi përballë një 90-minutësh delikat. Ne e vlerësojmë maksimalisht Vllazninë dhe jo më kot kjo skuadër komandon Superioren shqiptare, por këtë herë ne ndodhemi në kufijtë e mbijetesës e kjo na bënë që ne të luftojmë seriozisht për të marrë maksimumin e pikëve të këtij 90-minutëshi”, ka përfunduar mesfushori i Vorës dhe kapiteni i skuadrës në ndeshjen e sotme, Mario Barjamaj.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL