“Lojtarët janë të pezmatuar”, Guma: Ja pse po vuan Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 18:48

“Lojtarët janë të pezmatuar”, Guma: Ja pse po vuan Egnatia

Trajneri i portierëve të Egnatias, Taulant Guma, foli pas humbjes 2 me 0, që skuadra rrogozhinase regjistroi në transfertë ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai deklaroi:

bandicam 2026-05-02 18-45-58-407

“Skuadra ndoshta nuk e ka marrë mirë pjesën e informacionit të largimit të parakohshëm të trajnerit. Lojtarët ndoshta pezmatohen dhe nuk janë në pozitat e duhura. Kjo ka ndikuar edhe te ne të tjerët. Duhet ta gjejmë te vetvetja dhe të reagojmë. Egnatia ka treguar karakter në këto 4 vite. Në momentet e duhura kemi ditur të reagojmë. Kjo e sotmja ishte një sinjal për skuadrën. Lojtarët janë të pjekur, kanë fituar trofe, kanë luftuar në fushë, kanë derdhur djerës, duhet të reagojnë në mënyrën e duhur.

Ndryshimi i sistemit të lojës erdhi për të vendosur skuadrën në pozita reaguese. Pas golit të dytë ndryshuam për të sulmuar. Nga 3-5-2, kaluam në 4-3-3. Në pjesën e dytë skuadra reagoi shumë mirë, por ky është futbolli, nuk luhet vetëm një pjesë loje. Jemi në luftë akoma, jemi në pozita loje”, deklaroi Guma.

PANORAMASPORT.AL