LIBRI I ARTË/ Tirana “padrone” e Superkupës së Shqipërisë, bardheblutë rrëmbejnë trofeun e 12-të
Tirana dhe Vllaznia zhvilluan sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalen e edicionit të 29-të të Superkupës së Shqipërisë, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-2. Ky kompeticion u krijua në vitin 1989-të, teksa përballeshin në një finale skuadra që fitonte titullin kampion dhe ajo që merrte trofeun e Kupës.
Këtë edicion, si kurrë më parë në historinë e Superkupës, finalja nuk u zhvillua në gusht ose shtator, siç dhe është bërë rregullisht, por në dhjetor.
FSHF-ja mendoi të ndryshonte, duke vepruar si disa vende të tjera europiane me Superkupën, por ajo që harroi sërish të bënte ishte shpërblimi. Mund të duket e çuditshme, por Tirana që sot fitoi trofeun nuk përfitoi asnjë qindarkë. Pra, Superkupa vlen zero lekë, në një kohë që institucioni i futbollit e organizon dhe të ardhurat nga biletat i fut në arkën e vet. Në këto kushte, vlerësimi për këtë kompeticion zbehet gjithnjë e më shumë.
Kjo ishte Superkupa e 12-të për Tiranën, bardheblutë e kanë fituar më shumë se të gjithë këtë trofe, ashtu sikurse dhe kampionate.
LIBRI I ARTË I SUPERKUPËS
VITI 1989 – DINAMO
VITI 1990 – FLAMURTARI
VITI 1991 – FLAMURTARI
VITI 1992 – ELBASANI
VITI 1993 – Nuk jepet Trofeu sepse Partizani fitoi kampionatin dhe Kupën
VITI 1994 – TIRANA
VITI 1995: Finalja Tirana-Tirana nuk u luajt
VITI 1996 – Nuk jepet Trofeu sepse Tirana fitoi kampionatin dhe Kupën
VITI 1997– Finalja Tirana-Partizani nuk u luajt
VITI 1998 – VLLAZNIA
VITI 1999 – Nuk jepet Trofeu sepse Tirana fitoi kampionatin dhe Kupën
VITI 2000 – TIRANA
VITI 2001 – VLLAZNIA
VITI 2002- TIRANA
VITI 2003 – TIRANA
VITI 2004 – PARTIZANI
VITI 2005 – TIRANA
VITI 2006 – TIRANA
VITI 2007 – TIRANA
VITI 2008 – DINAMO
VITI 2009 – TIRANA
VITI 2010 – BESA
VITI 2011 – TIRANA
VITI 2012 – TIRANA
VITI 2013 – SKËNDERBEU
VITI 2014 – SKËNDERBEU
VITI 2015 – LAÇI
VITI 2016 – KUKËSI
VITI 2017 – TIRANA
VITI 2018 – SKËNDERBEU
VITI 2019 – PARTIZANI
VITI 2020 – TEUTA
VITI 2021 – TEUTA
VITI 2022 – TIRANA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"