LIBRI I ARTË/ Tirana “padrone” e Superkupës së Shqipërisë, bardheblutë rrëmbejnë trofeun e 12-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 20:59

LIBRI I ARTË/ Tirana “padrone” e Superkupës së Shqipërisë, bardheblutë rrëmbejnë trofeun e 12-të

Tirana dhe Vllaznia zhvilluan sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalen e edicionit të 29-të të Superkupës së Shqipërisë, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-2. Ky kompeticion u krijua në vitin 1989-të, teksa përballeshin në një finale skuadra që fitonte titullin kampion dhe ajo që merrte trofeun e Kupës.

superkupa e shqiperise

Këtë edicion, si kurrë më parë në historinë e Superkupës, finalja nuk u zhvillua në gusht ose shtator, siç dhe është bërë rregullisht, por në dhjetor.

FSHF-ja mendoi të ndryshonte, duke vepruar si disa vende të tjera europiane me Superkupën, por ajo që harroi sërish të bënte ishte shpërblimi. Mund të duket e çuditshme, por Tirana që sot fitoi trofeun nuk përfitoi asnjë qindarkë. Pra, Superkupa vlen zero lekë, në një kohë që institucioni i futbollit e organizon dhe të ardhurat nga biletat i fut në arkën e vet. Në këto kushte, vlerësimi për këtë kompeticion zbehet gjithnjë e më shumë.

Kjo ishte Superkupa e 12-të për Tiranën, bardheblutë e kanë fituar më shumë se të gjithë këtë trofe, ashtu sikurse dhe kampionate.

LIBRI I ARTË I SUPERKUPËS

VITI 1989 – DINAMO

VITI 1990 – FLAMURTARI

VITI 1991 – FLAMURTARI

VITI 1992 – ELBASANI

VITI 1993 – Nuk jepet Trofeu sepse Partizani fitoi kampionatin dhe Kupën

VITI 1994 – TIRANA

VITI 1995: Finalja  Tirana-Tirana nuk u luajt

VITI 1996 – Nuk jepet Trofeu sepse Tirana fitoi kampionatin dhe Kupën

VITI 1997–  Finalja Tirana-Partizani  nuk u luajt

VITI 1998 – VLLAZNIA

VITI 1999 – Nuk jepet Trofeu sepse Tirana fitoi kampionatin dhe Kupën

VITI 2000 – TIRANA

VITI 2001 – VLLAZNIA

VITI 2002- TIRANA

VITI 2003 – TIRANA

VITI 2004 – PARTIZANI

VITI 2005 – TIRANA

VITI 2006 – TIRANA

VITI 2007 – TIRANA

VITI 2008 – DINAMO

VITI 2009 – TIRANA

VITI 2010 – BESA

VITI 2011 – TIRANA

VITI 2012 – TIRANA

VITI 2013 – SKËNDERBEU

VITI 2014 – SKËNDERBEU

VITI 2015 – LAÇI

VITI 2016 – KUKËSI

VITI 2017 – TIRANA

VITI 2018 – SKËNDERBEU

VITI 2019 – PARTIZANI

VITI 2020 – TEUTA

VITI 2021 – TEUTA

VITI 2022 – TIRANA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"