Lëvizje në merkato për Juventusin, te “Zonja” shkojnë dy futbollistë
Juventusi konfirmohet si një nga klubet më të vëmendshme dhe më të forta në merkato për të ashtuquajturit perspektiva. I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, që ka rënë nën “lentën” e bardhezinjve luan në Gjermani, më saktë te Këlni. Sipas ‘KSTA.de’, në shënjestër të Komolit dhe bashkëpunëtorëve të tij është Dejvid Frust.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë vetëm 18 vjeç, aktualisht pjesë e skuadrës U19 të Këlnit. Gjermani me origjinë kongoleze ka spikatur shumë muajt e fundit, ndër performancat më të mira është ajo kundër Inter në Youth League më 4 shkurt. “Ka përmirësuar shumë aftësitë e tij, pasi u detyrua të qëndronte jashtë fushës për gati gjashtë muaj vitin e kaluar për shkak të një dëmtimi (problem me shpinën, shënim i redaksisë)”, tha trajneri i tij. – “Ka aftësi të mira në driblim, di të afrohet në mes dhe ka bërë një tjetër hap cilësor në zhvillimin e tij.”
DESTINI UDOGIE – Është një futbollist që Juventusi po e ndjek me vëmendje për sezonin e ardhshëm, me bardhezinjtë të cilët duket se janë të vendosur ta rikthejnë në Serie A. Si një nga pikat kryesore të skuadrës londineze që vitin e kaluar fitoi Europa League, mbrojtësi italian po kalon vështirësi këtë sezon, ndërkohë që Totenhem Hotspur rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Aktualisht, Totenhem ka vetëm një pikë avantazh mbi Uest Hem, që është parafundit në renditje, dhe situata nuk duket e favorshme për klubin londinez. Në rast se skuadra do të bie në Championship, disa talente të skuadrës mund të largohen për të luajtur diku tjetër. Mes tyre është edhe Destini Udogie, ish-lojtari i , i cili ka një kontratë me Spurs deri në qershor 2030. Totenhem mund të japë miratimin për një huazim, për t’i mundësuar mbrojtësit italian të luajë rregullisht dhe të ruajë vlerën e tij në treg. Në këtë kuadër, Juventus mund të jetë një nga skuadrat më të favorizuara për të realizuar këtë transferim.
PANORAMASPORT.AL













