Legjendë për Tiranën, ndahet nga jeta portieri që u shpall 3 herë kampion i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2025 | 19:40

Legjendë për Tiranën, ndahet nga jeta portieri që u shpall 3 herë kampion i Shqipërisë

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një prej figurave të njohura të futbollit shqiptar. Ish-portieri ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu.

hidhur

Tirana i ka dedikuar një postim lamtumire në rrjetet sociale. Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit.

Kështu shuhet një tjetër figurë, që ka vendosur emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.  “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Tafaj.

Screenshot 2025-08-25 153756

PANORAMASPORT.AL