“Kur shkuam 3 me 1 besuam se mund ta kthenim rezultatin”, Nuhiu: Tifozët të na mbështesin ndaj Partizanit, ja çfarë nuk shkoi kundër Dinamos
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, foli për mikrofonin e RTSH, pas disfatës 6 me 2 që bardheblutë pësuan në “Air Albania”, ndaj Dinamos së Ilir Dajës. Ndër të tjera Nuhiu, u shpreh:

“Personalisht mendoj që dygolëshi i parë ishte vendimtar. Na goditën, pamë gola të bukur, kur shkuam 3 me 1 besuam se mund të kthenim rezultatin, goli i pjesës së dytë na i bëri të vështirë vazhdimin e ndeshjes.
Duhet të shikojmë përpara, të shikojmë derbin, duhet të mobilizohemi të gjithë. Tifozët të vijnë të na mbështesin, kemi nevojë për mbështetjen e gjithsecilit.
Gjithmonë na kanë mbështetur, të dielën të na mbështesin edhe më shumë, kemi nevojë për adrenalinën e tyre, do të shikojmë një skuadër ndryshe ditën e diel.
Personalisht mendoj që pas minutës së 30-të skuadra doli aty ku po kërkonim, të ishim më agresivë. Dy golat e para ishin nga goditjet standarte, ishin gola të bukur. Do kërkoj nga skuadra që të jetë shumë më agresive. Nga kjo ndeshje mund të marrim një mësim, çdo lojtar duhet të japë maksimumin”, u shpreh Nuhiu.
PANORAMASPORT.AL













