Kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë, shkodranët presin rezultatin e skuadrës kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 19:10

Kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë, shkodranët presin rezultatin e skuadrës kosovare

Vllaznia siguroi sot kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pas një suksesi të rëndësishëm 4-2 në transfertën në Letoni ndaj Daugavpils. Shkodranët duhet të presin për të mësuar sot edhe emrin e kundërshtarit të tyre të radhës për turin tjetër.

bandicam 2025-07-17 18-55-03-312

Shorti i UEFA-s i ka vënë kuqeblutë përballë fituesit të çiftit Malisheva-Vikingur, që do të thotë se për herë të parë në histori mund të ketë një përballje mes një ekipi të Superiores dhe një prej Superligës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por për ekipin kosovar është përpara një detyrë e vështirë, pasi është mundur 1-0 në shtëpi nga islandezët në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave luhet sot në Reikjavik, me startin në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL