Postuar: Korrik 12, 2025 | 21:58
Kryeqytetasit peshkojnë në Superligën e Serbisë, opsion lojtari që dikur fitoi ftesën e kombëtares së…
Samir Zeljkoviç mund të jetë një opsion për Dinamon. Skuadra e Ilir Dajës ka nevojë për më tepër forcë në qendrën e mbrojtjes, ndërsa 27-vjeçari është aktualisht lojtar i lirë dhe zërat e lidhin me kryeqytetasit.

Zeljkoviç luajti për herë të fundit me Radnickin në Superligën serbe. Më parë ka fituar edhe ftesën e kombëtares së Bosnjës.
Mbrojtësi është pa ekip aktualisht dhe qëndron i gatshëm për aventurën e re. Eksperiencat e mëparshme i ka me Velez Mosta, Igman Konjiç, Buniodkor dhe Sarajevon.
Dinamo luajti dje ndërkohë miqësore me Pogradecin, që e fitoi 1 me 3. Përgatitjet vijojnë në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













