Klubi i Superiores godet në orët e fundit të merkatos, transferon talentin e sulmit të Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2026 | 22:22

Klubi i Superiores godet në orët e fundit të merkatos, transferon talentin e sulmit të Apolonisë

Xhovalin Trifoni është lojtar i Teutës, siç është zbuluar në Fier sot. Durrsakët kanë goditur dje në fundin e merkatos me 21-vjeçarin, që shton forcat në krahun e djathtë të sulmit ku më parë u largua David Fadairo.

xhovalin-trifoni-apolonia

Talenti fierak do e ketë eksperiencën e parë larg Apolonisë. Këtë sezon shënoi pesë gola në 14 javë të Kategorisë së Parë. Në edicionin e kaluar ndërkohë numëronte 13 gola.

Teuta është pa fitore prej nëntë ndeshjesh në kampionat. Kështu po kalon periudhën më të vështirë.

WhatsApp Image 2026-02-03 at 15.57.23

PANORAMASPORT.AL