Postuar: Tetor 25, 2025 | 22:18
“Klasikja” e futbollit shqiptar/ Tirana nuk di të fitojë në Shkodër, herën e fundit e arriti në… Kukës
Vllaznia fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës në javën e tetë të Superiores, me bardheblutë që kanë harruar shijen e fitores në transfertë ndaj shkodranëve.

Tirana është mundur në 3 ndeshjet e fundit në Shkodër dhe ka barazuar vetëm njërën, teksa në transfertë ndaj Vllaznisë ka fituar për herë të fundit në tetorin e 2023. Asokohe, Vllaznia e priste Tiranën në “Kukës Arena”, pas punimeve në Shkodër.
PANORAMASPORT.AL













