Postuar: Maj 13, 2026 | 22:03
“Kemi merituar diçka më shumë në kampionat”, shkodrani Qardaku: Besojmë te “Final 4”, matematika na e lejon
Shkodrani i Dinamos, Erdion Qardaku, u shpreh i lumtur pas triumfit në Kupën e Shqipërisë, ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, ai deklaroi:

“Kemi merituar diçka më shumë edhe te kampionati, ishte një mbyllje mjaft e mirë, shpresoj të kemi vazhdimësi edhe në Kupat e Europës. Besojmë te Final 4, matematika na e lejon, do t’i marrim ndeshjet një nga një. Ne shpresojmë gjithsesi”, deklaroi Qardaku.
PANORAMASPORT.AL













