Keko heq patericat, batuta e sulmuesit të Partizanit: Do na marrin mësysh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2025 | 15:50

Keko heq patericat, batuta e sulmuesit të Partizanit: Do na marrin mësysh

Albers Keko nuk i është ndarë Partizanit edhe pse pësoi një dëmtim të rëndë në Europë. Fat i keq për sulmuesin e “demave”, që u dëmtua në momentin e tij më të mirë. Kanë kaluar dy muaj nga ai moment, por rikthimi në fushë do të marrë kohë.

keko

Keko tashmë i ka hequr patericat, ndërsa ndaj Elbasanit qëndroi pranë shokëve të skuadrës si mbështetje. Para ndeshjes me verdheblutë, Keko foli për “RTSH”.

Si është Keko? Marshalla me thënë të drejtën. Kam kaluar një periudhë të vështirë. Dhe shpresoj që të jetë me kaq. Dua të falenderoj gjithë stafin drejtues, shokët e ekipit dhe doktorin që ka qëndruar me mua gjatë gjithë kohës.

Ke filluar vrapimet? Jo akoma. Jam akoma te pjesa e rehabilitimit. Dhe kam goxha javë. Pastaj presim, me kismet, ia lëmë zotit në dorë.

Sa keq të erdhi që dëmtimi erdhi në momentin më të mirë? Me thënë të drejtën më vjen më shumë inat sepse e gjeja veten në një moment shumë të mirë. Plus kisha fituar besimin, jo vetëm trajnerit, por edhe të çunat, pastaj me risk është kjo punë.

Prandaj e nise me marshalla- Do na marrin mësysh se na morën njëherë.

Sa mendon se është i nevojshëm Keko për Partizanin në këto momente? Keko është thjesht një emër. Është Partizani që e bën Kekon, nuk e bën Keko Partizanin.

PANORAMASPORT.AL