Kalendari i favorizon, Tirana bën llogaritë me një sulmues më tepër para derbit me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 23:03

Kalendari i favorizon, Tirana bën llogaritë me një sulmues më tepër para derbit me Partizanin

Derbi Partizani – Tirana do të rikthehet në javën e ardhshme të kampionatit shqiptar. Më 9 shkurt në orën 20:00, të dyja skuadrat masin forcat.

tirana partizani

Shkëmbi ka mundësinë që të aktivizojë Ernest. Ky i fundit ishte i pezulluar me Elbasanin, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Bylisit.

Sulmuesi nga Liberia ishte ai që i hapi rrugë fitores së fundit me Bylisin, pasi shënoi golin e zhbllokimit të takimit.

Tashmë të gjithë sytë e bardhebluve janë te derbi, pasi ndryshe nga Partizani nuk kanë angazhim në Kupë. Një avantazh ky për të pasur më tepër ditë në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL