Josa, i pakënaqur me lojtarët e tij: E vlerësuan Partizanin më shumë se duhet, te goli i pësuar duhej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 19:07

Josa, i pakënaqur me lojtarët e tij: E vlerësuan Partizanin më shumë se duhet, te goli i pësuar duhej…

Trajneri i Bylisiti, Mirel Josa, ka qenë i pakënaqur me atë që ka shfaqur skuadra e tij në humbjen përballë Partizanit. 

bandicam 2025-12-03 18-57-02-592

“Unë nuk shoh lojën e Partizanit, shoh të lojtarëve të mi, të cilët për mendimin tim e kishin vlerësuar Partizanin më shumë se sa duhet. Jo se nuk duhen vlerësuar ekipet kundërshtare, por për mënyrën se si rrodhi ndeshja, ishim të sigurt se sulmonte me katër sulmues në pjesën e parë. Duhet të ishim më të qetë në zonën e mesit të fushës kur zotëronim topin. Mund të them në përgjithësi me vendosmërinë e lojtarëve te mi nuk jam i kënaqur sot, gjë që bëri diferencën në lojë se ndeshjet merren edhe në këtë formë.

Ndryshova në pjesën e dytë, sa i përket vendosjes së Malomos i cili duhej të futej shumë më mirë në lojë. edhe ndryshimet duhej të futeshin me iniciativë e lirshmëri për të luajtur. Kjo nuk është vetëm pasi ne pësuam golin, qoftë edhe në momentet që ishte loja pothuajse e barabartë, ne duhej të kishim iniciativë më shumë në daljen në pozicionet e goditjes së portës.

Te zona e mesit të fushës kishim epërsi numerike, duhej të kishim zgjidhje më të mirë me lojtarin që dilte për të marrë topin, se luanim 3 kundër 2.

E patë që topi i golit erdhi nga krahu, duhej të kishte zgjidhje më të mirë, duke filluar nga portieri dhe të tjerët që markonin kundërshtarin.

Ne duhej të fitonim topin në kundërsulme në sektorët e mesufshës, që të krijonim epërsi numerike përpara, se ishte e mundshme. Ne kishim një lojtar më shumë në mesfushë, të mos luanim vetëm në tërheqje”, tha Josa për RTSH pas sfidës.

 PANORAMASPORT.AL