Iu bashkua Egnatias në janar, Guindo: Vit i ndërlikuar, titulli na qetësoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 22:39

Iu bashkua Egnatias në janar, Guindo: Vit i ndërlikuar, titulli na qetësoi

Për mediat afrikane, pas titullit të fituar me Egnatian ka folur Saliou Guindo. Në një pasazh të shkurtër për “Reference14sport.ml”, sulmuesi shprehet:

GUINDOOO

“Jam shumë i lumtur me këtë titull kampion me klubin tim Egnatian në Shqipëri. Ishte një vit shumë i ndërlikuar me ulje dhe ngritje. Në fund, ne u shpërblyem me këtë trofe dhe kurorëzon në mënyrë perfekte sezonin tonë…”.

Sulmuesi erdhi në janar tek Egnatia. Edhe pse ishte zgjedhje e dytë e Tetovës, ai luajtur 19 takime me fanellën jeshile, duke shënuar 3 gola dhe duke qenë në fushën e lojës 713 minuta. Vlera në merkato e Guindosë  është 200 mijë euro, ndërsa më parë në Shqipëri është aktivizuar edhe me Laçin.

PANORAMASPORT.AL