Isgandarli në Tiranë, pritet vetëm zyrtarizimi te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2025 | 13:22

Isgandarli në Tiranë, pritet vetëm zyrtarizimi te Partizani

Vusal Isgandarli ndodhet në Tiranë, ndërsa po shfrytëzon mundësinë edhe për pushime. Për ish-sulmuesin e Egnatias tashmë mungon vetëm prezantimi te Partizani.050ae4cc-33e1-46f8-9c23-c24504a6553cIsgandarli do të ishte përforcim për krahët e sulmit. Tek Egnatia preferohej pikërisht në linjën e majtë, ndërsa me Boluspor ka luajtur edhe si i djathtë apo në qendër. 29-vjeçari nga Azerbajaxhani ishte përfolur edhe më parë për rikthimin në Superiore, por u respektua kontrata me Boluspor deri në fund.

Te Partizani janë dy lojtarë, që ofrohen me kosto zero për sulmin. Bëhet fjalë për Skukën dhe Isgandarli. Të dy kanë spikatur më parë dhe Partizani i rikthen me shpresën që do të jenë liderë të skuadër. Reparti i sulmit ka çaluar te Partizani pas ikjes së Kristian Mba dhe Tedi Carës. Kartonët e të dy lojtarëve u shitën në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL