Postuar: Shkurt 1, 2025 | 19:22
I dha barazimin Dinamos, Lorran: Falenderoj Zotin për golin, Aliji më ndihmon shumë
Mbrojtësi brazilian i Dinamos, Lorran foli pas sfidës me Skënderbeun ku u shpreh falenderues ndaj Zotit për golin e realizuar. Ai gjithashtu tha se Aliji e ndihmon shumë me topat përpara.
“Faleminderit Zotit për golin, e rikuperuam ndeshjen në pjesën e dytë, kemi një ndeshje tjetër ditën e enjtë që duhet ta shikojmë. Pozicioni im fillestar është si mbrojtës i majtë, sezonin e kaluar kam luajtur edhe si 6 ose 8, por pozicioni im i preferuar është mbrojtës i majtë. Aliji më ndihmon shumë, ka shumë teknikë, dhe më ndihmon me topat shumë përpara”, tha Lorran për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













