Guindo është “fati” i bluve, fitojnë sa herë që shënon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 23:08

Guindo është “fati” i bluve, fitojnë sa herë që shënon

Saliu Guindo është rikthyer te goli me fanellën e Dinamos dhe këtë e bëri në një sfidë shumë delikate ndaj Tiranës. Sulmuesi shtatlartë realizoi golin e parë të ndeshjes dhe i hapi rrugë një goleade me 6 gola të realizuar dhe një penallti të humbur në fund nga Lorenco Vila.

Guindio

Për Guindon, ky ishte goli i tretë sezonal, natyrisht shumë pak për një sulmues si ai që portën e njeh mirë, por për Dinamon ka qenë me fat. Në të tria ndeshjet që Guindo ka shënuar, Dinamo ka dalë me pikë të plota duke fituar ndeshjet.

Këtë e ka bërë në debutim ndaj Vllaznisë, aty ku skuadra e Dajës fitoi me rezultatin 3-1, si edhe ndaj Flamurtarit, ku sërish blutë fituan, këtë herë 2-0. Goli i fundit erdhi ndaj Tiranës në fitoren 6-2 dhe më shumë se goli në një ndeshje të tillë, Dajën mund ta gëzojë fakti që sulmuesi ka lënë pas dëmtimin por njëkohësisht edhe “agjërimin” pasi nuk shënonte gol në 7 ndeshjet e fundit, një nga të cilat nuk ishte as i grumbulluar për shkak dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL