Gjyqtarja Rusta e prish në fund, ja moviola e Partizani-Vora (VIDEO)
Gjyqtarja Emanuela Rusta nuk pati episode të diskutueshme që mund të vendosnin takimin. I vetmi rast që mund të diskutohet, është i fundit të takimit.
Minuta 90+4′- Ndeshja mes Partizanit dhe Vorës është mbyllur me një episod të pazakontë, pasi kishte një gabim teknik nga gjyqtarja Emanuela Rusta. Në minutat shtesë të gjithë takimit, Shanaj i Partizanit ndaloi Luis Felipen e Vorës në mënyrë të parregullt duke mos lejuar nisjen e lojës dhe u ndëshkua menjëherë nga gjyqtarja Rusta me të verdhë.
Por më pas kishte një përplasje mes Luis Felipes dhe Skukës, me sulmuesin e Partizanit që përfundoi në tokë e më pas Shanaj që ndërhyri përsëri ndaj atij të Vorës. Pas kaosit që shpërtheu në fushë, gjyqtarja Rusta nxori përsëri kartonin e verdhë për protagonistët, duke ia treguar atë Skukës, Luis Felipes dhe përsëri Shanajt.
Por nuk i tregoi të kuqin futbollistit të Partizanit të ndëshkuar dy herë me të verdhë brenda pak sekondash, duke e lënë në fushë deri në fund të ndeshjes. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













