Gjykoi shqiptarët në turin e parë të Champions, UEFA i beson edhe ndeshjen e Dinamos në Slloveni (AXHENDA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 12:47

Gjykoi shqiptarët në turin e parë të Champions, UEFA i beson edhe ndeshjen e Dinamos në Slloveni (AXHENDA)

Ivar Orri Kristjanson do të gjykojë ndeshjen Aluminij-Dinamo Siti në Slloveni. Ky takim vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërsa merr jetë më 23 korrik prej orës 20:00 në “Stadion Ljudski vrt” të Mariborit.

Screenshot 2026-07-19 124525

Kristjanson është 37 vjeç. Sa i përket këtij edicioni, do të jetë hera e dytë që gjykon një ekip shqiptar.

Islandezi gjykoi sfidën e parë Kauno Zalgiris-Drita(1-1) në turin e paë të Ligës së Kampioneve. Tashmë është radha e Dinamos.

Katër gjyqtarët do të jenë nga Islanda, ndërsa vëzhguesi i Uellsit dhe delegati nga Holanda. Aluminij shkon në këtë përballje pas humbjes me Sherif Tiraspol, ndërsa Dinamo duke qenë se eliminoi Astanën.

Gjyqtarët e Aluminij – Dinamo Siti

Gjyqtari kryesor: Ivar Orri Kristjanson (Islandë)

Asistent i parë: Birkir Sigurdarson (Islandë)

Asistent i dytë: Gylfi Mar Sigurdson (Islandë)

Gjyqtar i katërt: Þórður Þorsteinsson Þórðarson (Islandë)

Vëzhguesi i UEFA: Simon Lee Evans (Uells)

Delegati i UEFA: Jeroen Roest (Holandë)

PANORAMASPORT.AL