Julian Alvarez dhe Majkëll Olise, dy emrat që do të ndezin fazën e fundit të merkatos së verës
Julian Alvarez dhe Majkëll Olise janë dy emrat që do të ndezin fazën e fundit të merkatos së verës. Dy situata të ndryshme, të bashkuara nga interesi i klubeve të mëdha evropiane dhe dëshira e klubeve të tyre përkatëse për të mos u ndarë nga talentet e tyre të çmuara.
Ndërsa sulmuesi argjentinas i Atletiko Madrid vazhdon të lidhet vazhdimisht me Barcelonën, sulmuesi francez i Bajern Mynih mbetet subjekt i thashethemeve të shumta, pavarësisht se Real Madridi u distancua publikisht nga ky transferim.
Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez
Situata më e nxehtë ka të bëjë me sulmuesin argjentinas. Pas komenteve të tij në fillim të Kupës së Botës, në të cilat foli për dëshirën e tij për të ndërmarrë sfida të reja, e ardhmja e tij është rikthyer në qendër të vëmendjes. Real Madridi u përpoq t’i afrohej me një ofertë prej 150 milionë eurosh, e cila u refuzua nga Atletiko, ndërsa Barcelona vazhdon të shprehë hapur interesin e saj. Nga ana e tyre, “Los Colchoneros” mbeten të vendosur dhe të gatshëm të negociojnë, duke përmendur klauzolën e lirimit prej 500 milionë eurosh në kontratën e lojtarit.
Pozicioni i Olise dhe Real Madridit
Situata me Majkëll Olise është e ndryshme. Francezi do të donte të ndryshonte ekip, por Real Madridi ka mohuar çdo përfshirje në negociata duke u distancuar nga thashethemet që qarkullojnë javët e fundit. Drejtuesit e të bardhëve në fakt, kanë shprehur dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Bajernin duke shmangur nxitjen e tensioneve. “Los Blancos” mbeten të përqendruar kryesisht në rinovimin e kontratës së Vinicius dhe menaxhimin e skuadrës aktuale siç raportohet nga AS .
PANORAMASPORT.AL













