Askush nuk i theu dot tre mallkimet e mëdhenj të Botërorit, rezistuan edhe në këtë edicion
Botërori 2026 ka shënuar një numër të madh rekordesh, por nuk ka thyer dot asnjë prej atyre që cilësohen si tre mallkimet e mëdhenj të turneut, të cilat rezistuan edhe për këtë edicion.

I pari ka të bëjë me fituesin e “Topit të Artë” në fuqi, që nuk shpallet kurrë kampion bote në atë edicion. Ousman Dembele ishte “viktima” e radhës me Francën e tij.
Më pas, është mallkimi i trajnerëve që drejtojnë ekipin e një shteti tjetër dhe nuk e fitojnë kurrë trofeun. Ai që i shkoi më afër ishte Tomas Tuhel, i ndalur në gjysmëfinale me Anglinë përballë Argjentinës.
Ndërsa mallkimi i tretë i madh mund të thyhej në finale, por Argjentina dështoi edhe në këtë rast. Asnjë përfaqësuese që ka nisur Botërorin në vendin e parë në klasifikimin e FIFA-s, nuk ia ka dalë të fitojë turneun dhe latino-amerikanët nuk ia dolën ta thyenin në finale përballë Spanjës këtë “tabu”.
PANORAMASPORT.AL













