VIDEO/ Situatë kaotike gjatë finales së Kupës së Botës, plas sherri mes të rinjve në sheshin “Skënderbej”
Situatë kaotike u regjistrua në sheshin “Skënderbej”, teksa luhej finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës.

“JOQ Albania” ka publikuar pamjet, ku shihen disa të rinj të përfshirë në një përleshje fizike aty ku shumë qytetarë ishin mbledhur për të ndjekur në ekran të madh finalen e Botërorit.
Nga videoja duket se mes disa personave ka nisur një konflikt që degradoi në shtyrje dhe goditje, ndërsa të pranishmit përreth përpiqen të largohen ose të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në sherr dhe nuk është e qartë nëse konflikti lidhet me ndeshjen apo ka nisur për motive të tjera.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në shesh, ndërsa atmosfera festive u ndërpre për disa çaste nga incidenti.
Deri në këtë moment nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo nëse policia ka shoqëruar ndonjë prej të përfshirëve.
PANORAMASPORT.AL













