EKSKLUZIVE/ Dinamo e gjeti mesfushorin, por bashkimi me ekipin ngeci për një arsye jashtë fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:51

EKSKLUZIVE/ Dinamo e gjeti mesfushorin, por bashkimi me ekipin ngeci për një arsye jashtë fushës

Adamu Alhasan pritet të jetë afrimi i radhës te Dinamo. “Panorama Sport” ndërkohë mëson për pengesat që palët patën prej më tepër se dy javësh.

Screenshot 2026-07-20 165023

Dinamo dhe Alhasan arritën akordin, por mungesa e vizës u kthye në problem. Vonesa e saj bëri që 25-vjeçari të mos jetë në dispozicion të Ilir Dajës.

Bëhet fjalë për një mesfushor si numër 6 që është 1.82 metër i gjatë. Më parë ka përfaqësuar Nigerinë U-20.

Ishte viti 2019, kur u transferua në Turqi si zbulim nga Nigeria. Periudha më e vështirë ishte sezoni 2022/23, kur qëndroi pa ekip.

Më pas iu bashkua futbollit në Maqedoninë e Veriut. Aty ku luajti fillimisht për Gostivarin dhe më pas me Shkëndijën e Tetovës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL