“Rezistuan aq sa mundën”, mediat në Argjentinë reagojnë pas humbjes në finalen kundër Spanjës
Spanja fitoi për herë të dytë Kupën e Botës në historinë e saj ndërsa Argjentina dështoi të kapte Italinë, duke humbur finalen në kohën shtesë.

Në Argjentinë, gazetat kryesore sportive dhe më gjerë pranuan superioritetin që kundërshtarët e tyre demonstruan në fushë.
“Lojtarët e Skalonit patën vështirësi të krijonin ndonjë kërcënim të vërtetë, shumë kohë para kartonit të kuq të Enco Fernandezit.”
“Fundi i një ëndrre. Argjentina rezistoi aq sa mundi, por Spanja shënoi në kohën shtesë dhe është Kampione Bote”, shkroi gazeta La Nacion në faqen e saj të internetit.
“Argjentina dha gjithçka dhe ra me kokën lart, Spanja është kampione e merituar”.
Më poshtë janë titujt kryesorë nga disa prej gazetave dhe portaleve online më të rëndësishme të Argjentinës.


PANORAMASPORT.AL













